“Shpresoj të fitojmë me Elbasanin”, Bledi Shkëmbi: ‘Air Albania’ shtëpia e Tiranës, e meriton të luaj aty

Tirana do të presë Elbasanin sonte në orën 19:00 në Air Albania për të luajtur ndeshjen e javës së 5-të të Superiores. Bardheblutë synojnë të marrin fitoren e parë pas 4 barazimeve rradhazi dhe rikthimi në shtëpi pritet si shenjë pozitive për ta. Kështu shprehet edhe trajneri Bledi Shkëmbi në konferencën për shtyp:

“Mendojmë dhe shpresojmë shumë që do të fitojmë. Vijmë pas katër barazimeve, do donim të kishim ndonjë pikë më shumë, e meritojmë të kishim më shumë, por jemi para një fakti konkret që duhet të bëjmë më shumë.

Nuk e shikoj skuadrën në ngërç psikologjik, nuk i shikoj lojtarët në një situatë të tillë. Gjithsesi nga ndeshja e fundi, si unë ashtu dhe lojtarët kemi bërë edhe analizën e nuk jemi të kënaqur.

Lajme të tjera |  U kryqëzua nga tifozët pas humbjes me Interin, reagon për herë të parë Ronald Araujo: E pranoj, dhemb shumë

Elbasani është një skuadër e fortë, një skuadër e mirë. E kam parë me vëmendje, e kemi analizuar. Është një skuadër për tu vlerësuar.

Mendoj se ky klub, kjo skuadër meriton të luajë në atë stadium ku do të luajë. Patjetër që ne e shikojmë si shtëpinë tonë”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us