Shqipëria 15 vite në NATO, ministri i Mbrojtjes: Krenarë që jemi pjesë e Aleancës më të madhe në botë, si një aleat i denjë dhe i besueshëm

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, është shprehur se rrugëtimi i vendit tonë në aleancën euroatlantike “dëshmi e përkushtimit të palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta, sigurisë dhe paqes globale”.

“Mirënjohje për punën dhe angazhimin e të gjithë përfaqësuesve tanë në #Bruksel dhe në gjithë hapësirën e NATO-s për përfaqësimin dhe për promovimin e interesave tona strategjike dhe kombëtare.

Krenarë që prej 15 vitesh jemi pjesë e Aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në botë, si një aleat i denjë dhe i besueshëm!

Rrugëtimi ynë në #NATO, dëshmi e përkushtimit të palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta, sigurisë dhe paqes globale. 🇦🇱🤝🌍 #15VjetNëNATO”, shkruan ministri Peleshi.

Lajme të tjera |  "Krenaria e tallavasë së integrimit!"/ Meta, ironi me Ramën nga qelia: Në BE me këto ritme, kur ai të bëhet 110-vjeç e t'i afrohet mandatit të 20-të

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us