Shqipëria anulon turneun e parashikuar në Algjeri, shkak bëhet Sylvihno

Shqipëria nuk do të marri pjesë në turneun e futbollit qe do të zhvillohej në Alergji nga 18 deri më 26 mars. Ky kompeticionin organizohet nga FIFA dhe fillimisht Federata Shqiptare e Futbollit kishte dhënë pëlqimin për të konkurruar së bashku me Algjerinë, Afrika e Jugut dhe Bolivin.

Sipas Ora News ka qenë trajneri Sylvinho kundër pjesëmarrjes në këtë turne, pasi ai kërkon të përballet me ekipe evropianë.

Shqipëria ndodhet në grupin e hekurt me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë dhe trajneri brazilian dëshiron të zhvillohej miqësore me kombëtare e Kontinentit të Vjetër, që do t’i shërbejnë më tepër kur të filloj Evropiani “Gjermani 2024”.

FSHF ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare, por fjala e Sylvinhos pritet të jetë përcaktuese.

Kështu Federata po punon për të gjetur kundërshtar për datat e lira të FIFA-s, në mars dhe rivali i parë i mundshëm është Hungaria.

Lajme të tjera |  Kukeli kujton ndeshjen në Beograd: Na fyen dhe na rrahën, por duhet ta përkrahim Kombëtaren pa urrejtje!

Përveç dy miqësoreve që Shqipëria do të zhvilloj në mars, trajneri Sylvinho do të ketë edhe dy teste të tjera në fundin e muajit maj, ku braziliani do të vendos edhe për ekipin që do të marr me vete në Evropian.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us