Shqipëria, barazim të artë ndaj Ishujt Faroe!

Kombëtarja e mbylli si e para si asnjëherë tjetër në grupin kualifikues të Euro 2024 dhe me një rekord pikësh, 15, po aq sa Çekia që u kualifikua si e dyta pas fitores 3 – 0 me Moldavinë.

Shqipëria barazoi pa gola me Ishujt Faroe të hënën në stadiumin “Air Albania” i mbushur i tëri dhe me një koreografi fantastike.

Trajneri Sylvinho aktivizoi futbollistë të cilët kishin pak minuta në sfidat zyrtare duke ndryshuar gjysmën e formacionit titullar në dallim nga ndeshjet e fundit.

Kuqezinjtë hasën vështirësi përballë skuadrës së fundit në grup që ushtroi presion, madje duke rrezikuar edhe disa herë portën e Strakoshës.

Rasti i parë i vërtetë i Shqipërisë ishte në minutën e 36’ me Bajramin, por portieri reagoi siç duhet.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Goli i anuluar për Rrakllin në Tiranë dhe 'vjedhja' e pranuar nga UEFA, Shqipëria rekord humbjesh kundër Anglisë

Uzuni dhe Daku rrezikuan në minutat shtesë. Futbollistët e Kombëtares u gjendën disa herë në pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë rastet e Uzunit dhe Asanit nuk sollën gol. Gjithësesi kjo nuk e prishi festën, ndërsa futbollistët u përshëndetën nga tifozët në ceremoninë e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit me rastin e kualifikimit për herë të dytë në një turne madhor pas Europianit të 2016.

Pas ndeshjes u zbulua edhe logo e Kombëtares Shqiptare për Euro2024 me moton; Po ku ka si ti o Shqipëria ime.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us