Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, zbardhet AGJENDA

Shqipëria dhe Kosova do të mbajnë për herë të dytë një mbledhje të përbashkët të të dy Kuvendeve. Mbledhja mes deputetëve do të zhvillohet të premten më datë 20 dhjetor në Prishtinë. Në këtë mbledhje, do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti. Zyrtarët e lartë të Kuvendit të Shqipërisë do të nisen nga Shqipëria me autobuz në orën 06:00, ku priten të mbërrijnë në Kosovë në orën 10:30. Pasi ata të mbërrijnë në sallën e Kuvendit të Prishtinës, do të mbahet Himni i Shqipërisë dhe Kosovës. Takimi mes dy qeverive pritet të fillojë në orën 11:00, ku do të mbajë fjalën i pari kryeparlamentari i Kosovës Glauk Konjufca, më pas kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali. Ndërsa, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti do të jenë të fundit që do të flasin.

Lajme të tjera |  Përplasja Trump-Musk del jashtë kontrollit, miliarderi mbledh "shokët" në Twitter dhe thotë se do krijojë parti të re! Presidenti i SHBA: Ai është çmendur!

Agjenda dhe pjesëmarrësit:

Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë

Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës

Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë

Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës

Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës

Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë

Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës

Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kuvendi i Shqipërisë

Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Parlamenti i Shqipërisë dhe Kosovës u mblodh për herë të fundit në vitin 2022, edhe pse ishte planifikuar të zhvillohej një mbledhje e dytë në qershor të vitit 2023, kjo nuk ndodhi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us