Shqipëria e fundit në rajon për Lirinë e Medias, Meta: Anjë surprizë! Rama është armik i fjalës së lirë. Inkurajoj gazetarët të…

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar më anë të një postimi në rrjetet sociale, pas publikimit të Indeksit Botëror të Lirisë së Medias, e cila e nxjerr Shqipërinë të fundit në rajon.

Meta shkruan se në këtë raport nuk ka asnjë surprizë, pasi sipas tij Edi Rama është armik i fjalës së lirë dhe pavarësisë së medias.

Ai inkurajon gazetarët të vijojnë pa u trembur misionin e tyre pa u trembur dhe fton organizatat prestigjoze botërore të medias të monitorojnë  edhe më me shumë vëmendje situatën e kolegëve në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Shqipëria e fundit në rajon edhe mes vendeve kandidateve për në Bashkimin Europian, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Medias.

Lajme të tjera |  Incidenti në Zvërnec, eurodeputetja greke kërkon largimin e ambasadores shqiptare në Athinë

Nga vendi i 85-të në vitin 2014, tani renditemi në vend të 99-të, me një klimë më të përkeqësuar për gazetarët.

Asnjë surprizë!

Edi Rama është armik i fjalës së lirë dhe i pavarësisë së medias sepse ai është armiku kryesor i lirisë së çdo qytetari shqiptar, i votës së lirë, pluralizmit politik, demokracisë, shtetit ligjor dhe i barazisë para ligjit.

Duke dënuar me forcë dhunën, censurën, presionet dhe shantazhet gjithmonë në rritje ndaj medias së pavarur dhe kritike me Qeverinë, inkurajoj gazetarët të vijojnë pa u trembur misionin e tyre dhe i ftoj organizatat prestigjioze botërore të medias të monitorojnë edhe me më shumë vëmendje situatën e kolegëve të tyre në Shqipëri.

Lajme të tjera |  “Shërbimet sekrete ruse, greke, serbe paguajnë miliona euro për të shkatërruar turizmin dhe investimet amerikane në Shqipëri”

Pa liri të medias, nuk ka demokraci, llogaridhënie dhe transparencë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us