Shqipëria kualifikohet në finalen madhe të Eurovision 2025

Shqipëria ka arritur të sigurojë një vend në finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2025!

Performanca mbresëlënëse e Shkodrës Elektronike me këngën “Zjerm” në gjysmëfinalen e parë ka fituar zemrat e publikut që u ngrit në këmbë dhe jurisë ndërkombëtare, duke siguruar kalimin në fazën përfundimtare të garës.

Beatriçe dhe Kola sollën në skenë një kombinim të fuqishëm të vokalit, emocioneve dhe elementëve autentikë shqiptarë, që u pritën me entuziazëm nga shikuesit në mbarë Europën.

Me një stil unik, kënga “Zjerm” është cilësuar edhe si një simbolikë për mirëkuptim ndërkulturor të një bote në paqe dhe harmoni.

Finalja e madhe e Eurovisionit do të mbahet të shtunën, më datën 17 maj.

Shqipëria do të përballet me shtete të tjera finaliste në një natë që plot emocion, spektakël dhe muzikë të klasit botëror.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us