Shqipëria në majën e historisë”/ Berisha për fjalimin e Ramës: 35 përqind të popullatës në 10 vite qeverisje nga Rama iku nga Shqipëria
Berisha:Shqipëria tha është në majën e historisë. Duhet të jesh armik i egër i Shqipërisë të shprehesh në këtë mënyrë. Shqipëria për herë të parë në historinë e saj ka më shumë vdekje se lindje. Shqipëria për herë të parë në të gjitha kohërat ka humbur 35 përqind të popullatës së saj në 10 vite të qeverisjes së Edi Ramës.
Shqipëria pas shekujsh e shekujsh varfërie reale në rrethana nga më të ndryshmet, arriti në vitin 2013 të ngjitet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta dhe të kenë rrogat më të larta në rajon. U vidhis e fundit dhe tani thotë Shqipëria në majat e historisë. Këtë mund ta thotë vetëm Pashiçi ose Çubrilloviçi. Këtë mund ta thotë vetëm ata që e duan Shqipërinë një vend që shpërbëhet, një vend që rrokulliset dhe shkretohet nga banorët e saj. Do bëhemi eksportues energjie. Nastradini kishte një dhunti, gënjeshtrat i kishte të sheqerosura me humor, kurse gënjeshtrat e tij u kushtojnë shqiptarëve shumë.
Sot, falë një politike të ndjekur, para ardhjes së tij në pushtet, 48 përqind të nevojave të energjisë mbulohen nga sektori privat. Pra, sot Shqipëria ka prodhuar në tre vitet e fundit çdo vit 2 terravat energji më shumë nga sa prodhon. Për shqiptarët, ky është një fat. Shqiptarët duhet të kishin pasur një ulje të padiskutueshme të çmimit të energjisë. Po kush e përfitoi këtë prodhim? E përfitoi Rama dhe Belinda, të cilët bëjnë vjedhjen më të madhe me atë që për shqiptarët në energji është një mrekulli, kaskada e Drinit është një mrekulli rregullatore për sistemin energjetik. Këta ia heqin këtë veti sepse shesin energji në verë dhe mbushin xhepat duke importuar me çmime të larta. Nuk ka komb tjetër që penalizohet nga energjia siç penalizohen shqiptarët. 10 vite, janë ndërtuar gjithsej 35 megavat me prodhime diellore, në një kohë kur Shqipëria një nga vendet me më shumë ditë me diell në rajon. Nuk është ndërtuar asnjë fermë energjie prej erës, ndonëse kemi platformat më të mira të energjisë prej erës nga veriu në jug.
Pra, gjithçka është për t’u vjedhur.
Shqipëria është një nga vendet më të ndëshkuara nga gjykata e arbitrazhit. Pas gjithë këtyre dënimeve që mund të arrijnë në 500 milionë euro, qëndron vetëm Edi Rama.
Shteti shqiptar, thotë është modernizuar. Shteti shqiptar sot, si kurrë ndonjëherë, është plot kriminelë, trafikantë, falsifikatorë dhe hajdutë. E vërteta është edhe më keq se kaq.
Ministër rendi bëhet zyrtari më i lidhur publikisht me krimin e organizuar në Shqipëri. Taulant Balla që ka shoqëruar 54 herë Edmond Begon në ngarkesa droge jashtë shteti, duke e ndihmuar me pasaportën e tij diplomatike për të kaluar ngarkesën.
Njeriu që është akuzuar në sallën e gjyqit se ka gusht në vrasjen e avokatit Ravik Gurra, se ai mësoi se ky ishte i implikuar në vrasje nga regjistrimet. Njeriu që ka kilometra regjistrime në SPAK se është marrë me tenderat për të fituar bandat. Njeriu që banda e Bajrëve e kishte zëdhënës të vetin për ligjin e lojërave të fatit. Njeriu që Rrajat e futën në komisariat për të nxjerrë djalin e tyre kur keqtrajtoi në mënyrë shtazarake një vajze. Ky është sot ministër rendi.
Flitet për modernizim, vjedhje skandaloze me rrugët. Shqipëria është vendi që ndërton rrugë me çmime 10-15 herë më të larta se vendet e tjera. Kroacia ndërtoi autostradë me 1.7 milion euro kilometri, ndërkohë Rruga e Arbrit na ka shkuar gjer tani 11 milion euro kilometri. 4 kilometër në Korçë-Kolonjë shkon në 20 milionë euro, kur maksimumi bëhej me 1 milion euro.
Këto, rroftë mashtrimi, trillimi dhe nuk ekzistojnë!