“Shqipëria një zonë elektorale”/ Basha sulmon sërish Bardhin: Burrecët bëjnë skena për të hequr vëmendjen, se nuk duan listat e hapura

Lulzim Basha, depueti i Partisë Demokratike është shprehur sot se në lidhje me Reformën Zgjedhore ka një komplot sipas tij, duke nisur nga Edi Rama.

Basha tha se socialistët dhe më pas të tjerët shahen ditën ndërsa natën bëjnë pazare për të mos lejuar listat e hapura dhe propozimin që Shqipëria të jetë një zonë elektorale.

Teatri i reformës zgjedhore që me ndihmën e regjisorit Edi Rama ka marrë drejtim qesharak. Debati është zhvendosur përdhunshëm në lloj lloj temash, por jo në thelbin e intersit të shqiptarëve. Ka një komplot, duke nisur nga Rama dhe PS dhe nga të tjerët që bëjnë sikur shahen ditën por natën bëjnë pazare, që të mos kemi lista të hapura”, tha Basha.

Lajme të tjera |  'Ethet' e Shqipëri-Serbi! Serbët me kuzhinierin me vete në Tiranë, Policia ‘blindon’ kryeqytetin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us