Shqipëria përballë Bullgarisë, FSHF zyrtarizon dy miqësoret e Kombëtares kuqezi

Edhe Kombëtarja U-16 do të zbresë në fushë në muajin qershor. Kuqezinjtë e vegjël do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore kundër bashkëmoshatarëve të Bullgarisë. Dy federatat kanë rënë dakord që këto dy miqësore të luhen në Durrës, në stadiumin “Niko Dovana” më 5 dhe 8 qershor.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco do të luajnë sfidën e parë më 5 qershor në ora 17:30, ndërsa tre ditë më vonë (8 qershor) do të zhvillohet ndeshja e dytë miqësore në ora 10:00.

Gjatë muajit qershor, thuajse të gjitha ekipet tona kombëtare do të testojnë forcat e tyre në ndeshje miqësore e zyrtare me kundërshtarë të niveleve të larta.

Shqipëri – Bullgari, 05.06.2025, ora 17:30 – stadiumi “Niko Dovana” Durrës

Shqipëri – Bullgari, 08.06.2025, ora 10:00 – stadiumi “Niko Dovana” Durrës

Lajme të tjera |  VIDEO/ Intervista speciale e Berat Gjimshitit në gjuhën shqipe: Liga e Europës me Atalantën, ëndrra më e bukur që kam jetuar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us