Shqipëria përfundoi me sukses fazën e parë të negociatave për anëtarësim në BE, ministria e Jashtme njofton hapin e rradhës


Komisioni Evropian njoftoi ditën e djeshme përfundimin e procesit ‘screening’ që njihet si faza e parë e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Sot ministria e Jashtme ka dhënë detajet për procesin, duke theksuar se zgjati 14 muaj me përfshirjen e 1500 ekspertëve shqiptarë dhe 1000 ekspertëve të KE.

Duke e cilësuar këtë si një arritje shumë të rëndësishme në procesin e integrimit drejt Bashkimit Europian, Ministria e Jashtme, thekson se hapi i rradhës është çelja e grupkapitujve të parë për çështjet themelore.

“Shqipëria shënon një tjetër hap shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Procesi i shqyrtimit të përputhshmërisë, i njohur si “screening” përfundoi me sukses këtë javë në Bruksel. Ky proces zgjati për 14 muaj me 777 prezantime, me përfshirjen e mbi 1500 ekspertëve shqiptarë dhe 1000 ekspertëve të Komisionit Evropian.

Lajme të tjera |  Krishti u Ngjall! Besimtarët ortodoksë dhe katolikë kremtojnë Pashkët në mbarë vendin!

Që prej vitit 2022, u mbajtën 300 takime shpjeguese dhe dypalëshe për shqyrtimin e acquis. Ky proces e sjell Shqipërinë më afër me Bashkimin Evropian dhe e bën atë më të përgatitur për fazat e mëtejshme të integrimit.

Hapi i radhës është hapja e grupkapitullit të parë për çështjet themelore. Një nxitje për angazhim intensiv, me qëllim përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”-thuhet në njoftimin e ministrisë.

Procesi “screening” është faza e parë e negociatave ndërsa më tej do të duhet që Shqipëria të avancojë në përafrimin e legjislacionit me BE.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us