Shqipëria turpërohet në miqësoren kundër Kilit

Shqipëria është mundur 3-0 nga Kili në miqësoren e luajtur mbrëmjen e sotme në Parma të Italisë.

Kuqezinjtë nuk kanë arritur që të tregojnë më të mirën e tyre dhe janë ndëshkuar nga kundërshtari, që ka gjetur rrugën e rrjetës 3 herë.

Padyshim ndeshja më e dobët e Shqipërisë së Sylvinhos, me trajnerin që do të duhet të ulë shpejt me këmbë në tokë të tijtë dhe të ngushëllohet nga fakti që bëhet fjalë vetëm për një test miqësor.

Sfida tjetër e radhës do të jetë ajo pas tri ditëve në Stokholm përballë Suedisë, aty ku kuqezinjtë do të duhet të tregojnë një anë krejt tjetër të tyre, atë që na kualifikoi në Europianin e Gjermanisë.

SHQIPËRI-KILI 0-3
20′ Vargas, 84′ Bolanos, 90’+3′ Davila

Lajme të tjera |  ARRSH hap tenderin 60 milionë euro për Bypassin e Tiranës, lidh Tiranë-Durrës me Tiranë-Elbasan

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us