Shqipëria zbret përsëri në renditjen e FIFA-s, Kombëtarja parakalohet nga Burkina Faso dhe Gjeorgjia

Dy ndeshjet e Kombëtares shqiptare në Nations League kanë ndikuar edhe në renditjen e FIFA-s. Së fundmi është publikuar dhe tabela e renditjes me Shqipërinë që ka humbur përsëri 1 vend.

Shqipëria renditet në vendin e 67-të, duke u parakaluar nga Gjerogjia, ekip i cili na mposhti 0-1 në stadiumin “Air Albania” disa ditë më parë. Gjithashtu, Kombëtarja jonë është poshtë ekipeve që nuk pritej, si Burkina Faso, Kepi i Gjelbërt apo Xhamajka.

Sa i përket 10-shes së parë, në krye të tabelës së renditjes është Argjentina. Më pas vijnë, Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Hollanda, Portugalia, Kolumbia dhe Italia që plotëson “Top 10”.

Lajme të tjera |  Dëmtimet, të lënët jashtë dhe risi, Egnatia publikon LISTËN për Champions League

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us