Shqiptarët befasojnë Europën, kuqezinjtë një nga skuadrat me më shumë kërkesa për bileta për Euro2024!

Shqipëria siguroi kualifikimin e dytë në Kampionatin Europian dhe nisur nga paraqitjet mjaft pozitive në kualifikuese, ka ngjallur një interes të madh te tifozët.

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Berndt Neuendorf, ka befasuar me deklaratën e tij duke bërë të ditur se tifozeria shqiptare, së bashku me atë kroate dhe turke, ka regjistruar kërkesat më të larta për bileta në Euro 2024.

Deri më tani ka pasur 2.3 milionë kërkesa për bileta për finalen e 14 korrikut në Berlin dhe 1.4 milionë për hapjen e turneut të 14 qershorit midis Gjermanisë dhe Skocisë, u tha Neuendorf gazetarëve.

Presidenti i DFB tha se kërkesat nuk ishin të bliheshin vetëm për personat që jetojnë në Gjermaninë, apo nga vendet e 20 ekipeve të tjera të kualifikuara, me tre vendet e fundit që do të vendosen në mars, por aplikimet kanë ardhur nga 206 vende.

Ka përfunduar faza e dytë e shitjes së biletave me një milion bileta për tifozët e ekipeve të kualifikuara. Në fazën e parë u shitën 1.2 milionë bileta nga rreth 20 milionë kërkesa.

Lajme të tjera |  Evropa po “digjet” nga i nxehti/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’ dhe pse konsiderohet një ‘vrasës i heshtur’?

“Jemi shumë të kënaqur me fillimin e shitjes së biletave” tha komiteti organizativ pas fazës së parë. “Interesi nga Gjermania, por edhe nga e gjithë bota, është i madh. Vetëm tre orë pas fillimit u aplikuan 3.1 milionë bileta nga 142 vende.”

Neuendorf tha se një entuziazëm i madh ishte gjithashtu i dukshëm në 45,000 aplikime për 16,000 pozicione vullnetarësh.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us