Shqipëria rrezikon që të humbasë 13 për qind të popullsisë të aftë për punë brenda pak viteve, nëse nuk ndërhyhet me politika që të dekurajojnë emigrimin.
Në këtë përfundim ka dalë një anketë e Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare.
Anketa e zhvilluar gjatë muajit prill vë në dukje dëshirën e madhe për të emigruar të shumicës së personave të pyetur.
Sondazhi zbuloi se dëshira për t’u larguar nga vendi mbetet shumë e lartë, me më shumë se dy në tre banorë të Shqipërisë në moshë pune që thonë se do të mendojnë të largohen nga vendi nëse u jepet mundësia për ta bërë këtë.
Gjysma tjetër thonë se e shohin veten jashtë vendit në pesë vitet e ardhshme, me 13 përqind që kanë plane konkrete për t’u larguar.
Raporti i Institutit këshillon që të merren masa të menjëhershme për të rritur të ardhurat dhe për të ulur koston e jetesës.
Ekspertët paralajmërojnë se emigracioni i lartë i vazhdueshëm i Shqipërisë po përshpejtohet, i nxitur pjesërisht nga goditja e trefishtë ekonomike dhe sociale, tërmeti masiv në 2019, karantina gjatë pandemisë 2020-2022, dhe inflacioni e kriza ekonomike 2022-2023.