“Shqiptarët po kthehen në skllevër të projekteve të Trump” – Andi Bushati: Kam tre vjet, nuk shkoj dot në Dhërmi apo Jalë

Analisti Andi Bushati, foli për projektin e Sazanit, një investim i familjarëve të Presidentit Trump nëpërmjet një fondi që kontrollohet prej Jared Kushner.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati tha se projekte të tilla i varfërojnë shqiptarët, të cilët pavarësisht “boomit” turistik, vetë nuk kanë mundësi të bëjnë as një javë pushime në jug të vendit për shkak të çmimeve stratosferike.

“Kishte një shkrim “The Guardian” dhe citonte Kushnerin. Rama dhe disa hotelierë që i sevilosen, thonë po na rriten çmimet, se na thonë e keni biznesin përballë dhëndrit të Trump. Kushnerin e pyesin, shqiptarët a do të kenë mundësi ta shkelin dhe ai thoshte mund të lëmë ndonjë rrugë për hiking…

Lajme të tjera |  Dash Sula në parlament: Duhen politika të mira që të rinjtë të qëndrojnë në vend. Të përmirësohen të drejtat në punë

Populli shqiptar do të zhvishet nga një pasuri që ka qenë e tij. Kudo që kthen televizionet, të vjen për të vjellë me “Maldivet e Evropës” që thonë, por çfarë ka ndodhur me mrekullinë e Shqipërisë turistike?

Anketat tregojnë se 50% e shqiptarëve nuk bëjnë dot një javë pushime në verë, sepse ky bum ka rritur çmimet dhe popullsinë vendase e ka zhveshur nga e drejta për të pushuar në bregdet.

Unë nuk po vdes për bukë, por kam tre vjet që nuk kam shkelur në Dhërmi apo Jalë, sepse çmimet edhe për një njeri të shtresës së mesme janë bërë të papërballueshme. Ky është bum turistik që po na pasuron dhe bën jetën tonë më të mirë?

Lajme të tjera |  “Ç’punë kanë policët me bujqit që mbjellin shalqi dhe pjepër?”, Braçe: Fostoksina po shitet hapur, institucionet të veprojnë

Apo po na varfëron dhe po i kthen shqiptarët në skllevër të projekteve të Trump dhe një qeverie, që është thjesht qeveri e të pasurve, që punon për një grusht të pasurish?”, tha ndër të tjera Bushati.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us