Shqiptarët protestojnë më 13 janar në Romë për lirimin e Berishës: Jo arrestim e paraburgim pa prova

Më 13 janar në orën 15:00, disa shoqata shqiptare ne Romë do të organizojnë protestë përpara ambasadës shqiptare. Sipas gazetares Alba Kepi protesta është për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të liderit të opozitës, Dr. Sali Berishës.

“Jo arrestim e paraburgim pa prova. Kërkojmë respektimin e të drejtave të njeriut dhe respektimin e Kushtetutës shqiptare. Jo marrëveshje ndërqeveritare për kampet e refugjatëve në Shqipëri. Ftojmë shqiptarët pa dallime që të mblidhen e të demostrojmë për dinjitetin tonë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se me 30 dhjetor, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për masën e re, arrest shtëpie me mbikëqyrjen e policisë për Sali Berishën. Kryedemokrati po hetohet për korrupsion pasiv në aferën “Partizani”, ndërsa Prokuroria ka kërkuar që Berisha të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë.

Lajme të tjera |  1.81 miliardë euro për skemën e pensioneve/ Thellohet raporti në 2024, 117 kontribuues për 100 pensionistë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us