Shqiptari 18-vjeçar që “hakoi” lojën “GTA 6” dënohet me burgim të përjetshëm në një spital të sigurisë së lartë

Hakeri 18-vjeçar shqiptar përgjegjës për zbulimin pamjeve të video-lojës së papublikuar “GTA 6” është dënuar me burgim të përjetshëm në një spital.

Kjo do të thotë se ai do të duhet të qëndrojë në spital, për një periudhë të pacaktuar, derisa mjekët të mos e konsiderojnë më si kërcënim.

Arion Kurtaj është me autizëm dhe një vlerësim i shëndetit mendor konkludoi se ai “vazhdon të shprehë synimin për t’iu rikthyer sa më shpejt krimit kibernetik. Ai është shumë i motivuar”.

Kurtaj hakoi serverat e “Rockstar Games” duke përdorur vetëm një televizor hoteli, një Amazon Firestick dhe telefonin e tij celular.

Kjo ishte për shkak se laptopi i tij ishte konfiskuar më parë nga autoritetet për shkak të sulmit ndaj kompanisë Nvidia dhe BT/EE.

Lajme të tjera |  Përmbytjet në Vlorë/ Vengu: Hidrovori s’ka qenë në kushtet optimale, duhet investim i ri

Kurtaj publikoi pamje nga video-loja e shumëpritur që është në zhvillim e sipër, e pritet të publikohet në vitin 2015. Ai ishte pjesë e grupit të hakerave Lapsus$.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us