Shqiptari “bën ligjin” në Belgjikë, mesfushori 22-vjeçar lojtari më i shtrenjtë i kampionatit

Sezoni që lamë pas, ishte i përkryer nga mesfushori Ardon Jashari. 22-vjeçari shqiptar që vesh fanellën e Kombëtares zvicerane, zhvilloi një sezon të shkëlqyer duke u shpallur kampion në Belgjikë me Club Brugge.

Ditën e sotme, “Transfermarkt” ka përditësuar vlerat e futbollistëve më të shtrenjtë të kampionatit elitar belg. Ardon Jashari është tashmë zyrtarisht lojtari më i shtrenjtë në Belgjikë.

Mesfushorit shqiptar i është rritur vlera nga 25 milionë euro në 32 të tilla. I dyti në listë është Joel Ordóñez me 28 milionë euro dhe i treti Christos Tzolis me 25 milionë euro.

Shqiptari “bën ligjin” në Belgjikë, mesfushori

 

Lajme të tjera |  FOTO/ I përfolur në merkato, Elseid Hysaj merr vendimin e PAPRITUR

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us