Shqiptari dhe tre grekët vr*në të riun, flet vëllai i viktimës: E ekzekutuan gjakftohësisht, po fshehet ngjarja

Dy të arrestuarit për vrasjen e 34-vjeçarit grek në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme do të dalin sot para gjykatës. Për krimin u arrestua një 29-vjeçar shqiptar dhe një 27-vjeçar grek.

Vëllai i viktimës në një intervistë për mediat greke tha se nuk e kupton arsyen se përse e vranë. Ai tha se atë e goditën fillimisht me thikë dhe më pas e qëlluan me armë zjarri. Më tej, ai shtoi se ata e kanë sulmuar më parë vëllain e tij, që humbi jetën.

“Është vrasje gjakftohtë. Ai u godit dy herë me thikë dhe më pas u qëllua. Nuk e di saktësisht se cila ishte arsyeja dhe kunati që ishte me të nuk tregoi shumë. Ai tha vetëm se u konfliktuan për motive të dobëta, edhe vëllai im ishte pak i dehur. Duket se i kanë thënë të mos pijë shumë, por ai është çuar dhe i ka goditur.  Ata e nxorën jashtë dhe e kërcënuan me thikë dukë i thënë: “E di ti kush jam unë?”. Bashkëpunëtorë janë të gjithë ata, dhe policia nuk bën asgjë. Po e fsheh ngjarjen. E goditën dy herë me thikë dhe 6 herë me armë zjarri. Ata e kanë sulmuar dhe më parë”, ka thënë ai.

Lajme të tjera |  Humbja e PD më 11 maj/ Paloka: Kishte shpresë në fushatë, tani të bindur se pa një qeveri teknike nuk ka zgjedhje

Kujtojmë se viktima ishte babai i dy fëmijëve dhe ishte në pritje të tretin, pasi gruaja e tij është shtatzënë.

Si ndodhi vraja

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 05:00 të ditës së Vitit të Ri në pedonalen e Serres në rrugën e Korfuzit. Gjithçka nisi kur viktima, i cili dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit, donte të hynte në një klub nate me dy shokë të tjerë të tij. Në derë ka qenë njëri prej autorëve, i cili ka refuzuar hyrjen e grupit, për pasojë ka pasuar fillimisht një konflikt verbal. Grupi i viktimës është larguar dhe pas rreth një ore supozohet se kanë lënë një takim me grupin e autorit, ose kanë pritur mbylljen e lokalit sepse janë takuar sërish në sheshin e qytetit.

Lajme të tjera |  Berisha me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Fitore Kombëtares! Ata që janë me Vuçiçin, le të mos shkojnë në stadium

Në vetëm pak minuta ata janë konfliktuar dhe gjatë përleshjes autorët (katër në numër), kanë plagosur për vdekje me thikë 34-vjeçarin, duke e goditur dy herë, konkretisht në brinjë dhe ijë. Në fakt, sipas autoriteteve greke, njëri prej autorëve ka qëlluar me pistoletë gazi më shumë se pesë herë në ajër. Viktima ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Deri më tani janë arrestuar dy nga autorët dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us