Shqiptari me 13 akuza në Itali, argumenti epik për të bllokuar ekstradimin

BRITANI E MADHE- Një grabitës shqiptar i cili u arratis në Mbretërinë e Bashkuar pasi një gjykatë italiane e dënoi me më shumë se 10 vjet burg, po lufton ekstradimin e tij me një argument epik. Ai kërkon që të mos ekstradohet në Itali me pretrendimin se burgjet janë të mbipopulluara. Edmond Arra, 35 vjeç, po mbahet në Angli për më shumë se një vit.

Ai pretendon se ekstradimi do të shkelte të drejtat e tij sipas Nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).

Përpjekja e parë ligjore e Arrës për të bllokuar ekstradimin e tij u rrëzua në gjykatën e magjistratëve të ëestminsterit në janar, por atij i është lejuar të apelojë në Gjykatën e Lartë. Ai do të mbetet në Mbretërinë e Bashkuar derisa të jenë shteruar të gjitha rrugët e apelimit.

Lajme të tjera |  Rama për kontratën e lobimit të PD: 7×7 u bë 6 milionë. Tre patriotëve nga e njëjta familje në Tropojë u lindi në zemër të tregojnë në SHBA sa e bukur është këneta

Sipas mediave britanike, Arra hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2018, pasi u arratis nga Italia, ku i duhej të vuante ende 10 vjet e 5 muaj në qeli.

Ai u largua nga vendi kur ishte në “arrest shtëpiak”. Ai ishte dënuar për 13 vepra penale të kryera në vitet 2012 dhe 2013. Këto akuza përfshijnë edhe kërcënime me vrasje pasi tentonte që të gjobiste pronarin e një klubi në zonën ku jetonte. Për të gjitha këto akuza, autoriteti gjyqësor italian kërkoi ekstradimin e tij në qershor 2023 dhe në mars të vitit të kaluar policia britanike e arrestoi atë në shtëpinë e tij në Crystal Palace, në jug të Londrës. Arra tha se ekstradimi do të shkelte Nenin 8 të KEDNJ-së, i cili mbron të drejtën e një individi për një jetë familjare. Me largimin e tij, pretendon se nëse do ta dërgojnë në Itali, do të ndahej nga e dashura e tij rumune, të cilën e takoi në nëntor 2023. Sa i përket vepra të tij penale, Arra tha se disa kriminelë e kishin detyruar të kryente veprat penale dhe dosja e tij kishte qenë e pastër që nga viti 2012.

“Një nga personat me të cilët u akuzova po vuante një dënim prej 28 vitesh. Të gjithë e njohin. Unë nuk kam pasur kurrë precedentë penalë nga viti 2012 deri në vitin 2024. U arratisa që të mund të ndryshoja jetën time.”

Por alibia e tij nuk bindi dhe tashmë duhet të vazhdojë të “luftojë” për të qëndruar në vendin ishullor.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us