Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia në Itali, po transportonte 25 kg ko*kine

Një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në Itali, pas një ndjekjeje me shpejtësi nga policia.

I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u përplas me një shtyllë ndriçimi dhe më pas mjeti i tij u përmbys.

Ngjarja ndodhi në një nga lagjet e Nettuno-s. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, shqiptari iu arratis policisë pasi në makinë kishte një sasi të madhe kokaine.

Ndjekja ndaj tij filloi rreth orës 20:30, kur efektivët nuk ndaluan dot dy makina në një postbllok.

Një prej mjeteve të policisë arriti të ndalojë të parën, në drejtimin e të cilit, ishte një 28-vjeçar italian.

Ndërsa shqiptari mori një drejtim tjetër. Ai u fut në një rrugë rurale, të paasfaltuar.

Lajme të tjera |  5 ditë "Turi Çiklistik i Shqipërisë"! Policia plan masash: Akset rrugore që do të bllokohen

Për shkak të shpejtësisë së lartë dhe rrugës me gropa, makina e tij u përplas me një shtyllë ndriçimi dhe më pas u përmbys.

Për pasojë, 38-vjeçari mori lëndime shumë të rënda dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes para se të shkonte ambulanca. Trupi i pajetë i tij u dërgua në morg, ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë.

Policia gjeti në mjetin e tij, 25 kilogramë kokainë të ndarë në 23 pako.

Sakaq italiani i arrestuar në makinën tjetër akuzohet për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us