Theresa May do të përballet me “Home Office”, Ministrinë e Brendshme britanike dhe atë të Emigracionit, pasi është zbuluar se ky departament ka aplikuar një politike sekrete dhe të “tmerrshme” azili. Sipas “The Guardian“, Gjykata e Lartë doli në përfundimin se javën e kaluar se Ministria e Brendshme kishte zbatuar një politikë sekrete që prekte të drejtat e azilit të të paktën 1500 personave, të cilët me të vërtetë ishin trafikuar në Britaninë e Madhe.
U dëgjua se ministrat kishin zgjedhur fshehurazi të mos zbatonin një vendim gjykate që shkruante e zeza në të bardhë se viktimave duhet t’u jepej lejeqëndrimi në Britaninë e Madhe. Në vend që të zbatonte vendimin e Gjykatës, Home Office i mbante pezull duke mos i lënë që të punonin, të merrnin banesa me qera, të mos hapnin një llogari bankare, pra nevojat e një jete normale. Teksa kjo ndodhte, një memorandum i brendshëm i Home Office tregoi sei zyrtarët ishin të shqetësuar se “si kjo [politikë] do të shikohej si nga palët e interesuara ashtu edhe nga parlamentarët.
Një zëdhënës i May tha: Së pari, zonja May është e tmerruar që një numër viktimash të skllavërisë moderne duket se kanë humbur të drejtat e tyre. Së dyti, ajo është e shqetësuar se Home Office donte ta mbante të fshehtë këtë politikë nga publiku.
Gjetjet kanë shkaktuar gjithashtu shqetësime më të gjera në ëestminster. Alistair Carmichael, zëdhënësi i Liberal Demokratëve për çështjet e brendshme, tha: Ne e dinim se ministrat konservatorë në Ministrinë e Brendshme ishin mizorë, por rezulton se ata janë gjithashtu pa shtyllë kurrizore.
Ndërsa James Cleverly kërkon të dijë se përse parlamenti është lënë në errësirë dhe nuk di asgjë lidhur me këtë rast. Sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë në nëntor 2021, viktimat e trafikimit që prisnin një vendim azili duhet të pajiseshin me një leje të përkohshme për të qëndruar në Angli. Pra nënkuptohet që individi do të ketë akses në përfitimet kryesore.Çështja u ngrit në emër të një shtetasi shqiptar, i cili kishte arritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi u rrëmbye në Shqipëri dhe u detyrua të shiste drogë.
Një zëdhënës i ‘Home Office’ tha se ne do të mbajmë shënim vendimin e Gjykatës dhe gjithashtu do të marrin në shqyrtim implikimet e këtij vendimi.