Shqiptarja Lara Colturi ka qenë e pafat në disiplinën e Sllallomit në Botërorin e të rinjve në ski, që po zhvillohet në Francë. 17-vjeçarja, e cila ditën e premte fitoi 2 medalje, shënoi kohën e katërt më të mirë në garën e parë.
Mirëpo, në garën e dytë doli nga pista, duke humbur edhe renditjen. Sidoqoftë, Lara një ditë më parë siguroi dy medalje për Shqipërinë, në disiplinën Giant Sllallom.
Skiatorja ka marrë medaljen e bronxit për U-21 dhe të artën për U-19. Tani do të vijojë përgatitjet për Botërorin e të rriturve, teksa këtë sezon ka shënuar rezultate fantastike.
Edhe pse është 17 vjeçe, shqiptarja synon që të jetë pjesë e 15 skiatoreve më të mira të botës.