Sh*rr masiv në Librazhd, përplasen me GR*SHTE dhe sende të forta 4 vëllezër me 5 persona të tjerë!

Një konflikt i dhunshëm mes 4 vëllezërve dhe 5 shtetasve të tjerë është parandaluar të përshkallëzojë më tej falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë së Librazhdit.

Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në fshatin Dragostunjë, ku si pasojë e dhunës, pesë persona mbetën të lënduar, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet 4 vëllezërve dhe 5 shtetasve të tjerë.

Vihen në pranga 2 nga vëllezërit dhe punohet për kapjen e 2 të tjerëve, pasi në ambientet e një lokali, për motive të dobëta, goditën me grushte dhe me sende të forta, 5 shtetas.

Procedohet penalisht kamerierja e lokalit, pasi dyshohet se ka prishur provat në vendngjarje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, dje, pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në fshatin Dragostunjë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u identifikuan shtetasit e përfshirë në konflikt dhe në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd:

-arrestuan në flagrancë shtetasit I. Xh., 29 vjeç dhe A. Xh., 31 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja e qetësisë publike”;

-shpallën në kërkim shtetasit V. Xh., 38 vjeç dhe K. Xh., 35 vjeç (vëllezër të shtetasve të arrestuar);

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen E. G., 50 vjeçe (kameriere), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga hetimet dyshohet se më datë 09.07.2025, në ambientet e një lokali, në fshatin Dragostunjë, shtetasit I. Xh., A. Xh., V. Xh. dhe K. Xh. kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasit A. N., B. B., E. A., F. F. dhe M. F., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e 2 shtetasve në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lajme të tjera |  Teatri/ Kandidati i Endri Shabanit kërkon mandatin e Lapajt: Nuk mbaj mend ç'kam firmosur!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us