Shtesat pa leje nga ndërtuesit, Rama: Do të mbledhim 10.5 mln euro nga 9 objekte

Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama ka folur edhe në lidhje me operacionin e ndërmarrë për konfiskimin e shtesave pa leje. Kreu i qeverisë bëri publike për herë të parë shifrat e të ardhurave nga ky operacion dhe nënvizoi se deri tani janë arkërtuar 3.5 mln euro nga 5 objekte e shtoi se për 4 objekte të tjera pritet të bëhet pagesa.

Edi Rama: Arkëtimet në arkën e shtetit nga ndërtuesit që kanë kapërcyer kufijtë e lejeve të ndërtimit, janë diku rreth 5 milionë euro nga 5 subjekte, janë dhe 4 objekte të tjera që pritet të vazhdojnë pagesat dhe vetëm nga 9 objekte presim 10.5 milionë euro. Subjektet do të paguajnë si ‘frëngu pulën’ çdo metër katror dhe janë 15 subjekte të tjera që janë në proces dhe nuk janë të interesuar për procesin e parablerjes dhe do të vijohet me konfiskimin dhe falë këtij veprimi agresiv që i kishte ardhur koha për t’u dhënë fund këtyre devijimeve, nuk konstatojmë më shkelje të kësaj natyre. Të gjithë do ta kenë të qartë se kush bën metër katrorë shtesë dhe do ti dalë nga hundët për të përfituar atë që si takon.

Lajme të tjera |  Bushati: PS dhe PD janë parti oligarkike, por tani Rama i ka marrë të gjitha, opozitës i kanë rënë br*kët...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us