Shtohen divorcet në Durrës, gjatë vitit të kaluar u regjistruan 1307 kërkesa për zgjidhje martese në gjykatë

Rritja e numrit të divorceve është kthyer në një dukuri shqetësuese edhe në Durrës.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, në Gjykatë u regjistruan 1,307 çështje për zgjidhje martese. Arsyet janë të shumta:

“Nuk është më në rend të parë tradhtia siç ka qenë dikur, por kushtet ekonomike, martesat në moshë të re të pamenduara; dhe fakti që gjatë martesës bashkëshortët nuk marrin përgjegjësitë e tyre dhe kjo vihet më shumë re te baballarët. Nuk punojnë, shkojnë vetëm gratë në punë, paguhen pak… këto i çojnë drejt divorceve“, -shprehet avokatja Shqiponja Meta.

Përveç ekspertëve, edhe qytetarë durrsakë, mes tyre dhe figura të njohura të artit, rendisin shkaqet kryesore që sot i çojnë çiftet në divorc.

“Duan të provojnë, psh. burrat disa gra & gratë disa burra. Mërziten me njëri-tjetrin ose s’kanë qenë seriozë në fillim kur janë lidhur. Do mençuri e durim qe ti përballosh sfidat se nuk është kollaj me e prish familjen. Fatkeqësi qe divorcet po rriten ne Durrës. Fëmija ka nevoje për të dy.”, shprehen ata.

Lajme të tjera |  Papa Françesku e emëroi në 2019/ Kush është kardinali Kevin Farrell, kreu në detyrë i Vatikanit?

Problematikat janë të shumta dhe pas divorcit, mes prindërve që shpesh harrojnë se prindërimi e detyrimet ndaj fëmijëve duhet të vazhdojnë. Ekspertët theksojnë se divorcet nuk janë thjesht një proces gjyqësor, por një fenomen që kërkon ndërhyrje të gjerë institucionale, për të shmangur pasojat sociale që lë pas çdo martesë e prishur, veçanërisht për fëmijët.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us