Shtohen fluturimet nga ajri, më shumë makina në Tiranë! ‘Mercedez Benz’ po humbet ‘fronin’

Tremujori i katërt i 2023 ka shënuar zhvillime të vrullshme për sektorin e transportit. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i pasagjerëve që kanë fluturuar përmes ajrit është rritur me 48%. Ka pasur dhe më shumë blerje të automjeteve, që ishin 52% më të larta se në tremujorin e fundit 2022, kryesisht në kryeqytet. Tirana zuri 38,3 % ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend në tremujorin e katërt 2023.

Shtohen fluturimet nga ajri, më shumë makina në Tiranë!

GRAFIKU

“Mercedez Benz”, vijon të mbetet marka kryesore në rrugët shqiptare, me 18% të totalit, por po e humb gradualisht mbretërimin, pasi automjetet e reja që po blihen janë më shumë të markës “Volkswagen”. Kjo e fundit zuri me 21,8 % të mjeteve të reja të regjistruara për herë të parë, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 17,5 %. Në rritje ishte dhe transporti detar, sipas të dhënave të INSTAT.

Shtohen fluturimet nga ajri, më shumë makina në Tiranë!

TABELA
Shtohen fluturimet nga ajri, më shumë makina në Tiranë!

TABELA
Shtohen fluturimet nga ajri, më shumë makina në Tiranë!

TABELA

Rriten me 48% pasagjerët nga ajri

Në transportin ajror operojnë 20 shoqëri ajrore, nga këto 18 janë shoqëri të huaja dhe 2 janë shoqëri shqiptare. Gjatë tremujorit të katërt 2023, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 66.262 avionë, nga të cilët 79% të tyre e zë numri i mbikalimeve.

Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 515,4 ton, nga të cilat 76,0 % janë mallra të hyrë dhe 24,0 % janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e katërt 2022, volumi i mallrave paraqitet me ulje 12,0 %.

Në transportin ajror, mallrat e transportuara me postë zënë 13,2 % të volumit gjithsej të mallrave të transportuar me ajër. Krahasuar me tremujorin e katërt 2022, volumi i mallrave të transportuara me postë paraqitet me ulje 23,2 %. Në tremujorin e katërt 2023, kanë udhëtuar me linja ajrore 1.890.085 pasagjerë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky tregues është rritur me 48,3 %.

Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër në tremujorin e katërt 2023 është 408 ton.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky tregues është ulur me 4,0 %.

Volumi i mallrave të importuara me ajër në tremujorin e katërt 2023 zë 0,02 % ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara.

Lajme të tjera |  Disfata elektorale - Flutura Açka: Berisha duhej të jepte dorëheqjen! Nëse s’ka reflektim, PD do kthehet në parti familjare

Transporti rrugor, Tirana kryeson për automjete, nga markat kryeson “Mercedez Benz”, por po rritet me shpejtësi “Volkswagen”

Gjatësia e rrjetit rrugor në shfrytëzim është 3.606* km, klasifikuar sipas kategorive të ndryshme, si autostradë, rrugë interurbane kryesore, rrugë interurbane dytësore, rrugë urbane dhe rrugë lokale. Rrugët interurbane dytësore zënë rreth 74,2 % të gjatësisë së rrjetit rrugor.

Në tremujorin e katërt 2023, numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në Dhjetor 2023 rezulton 867.765 mjete. Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,6 %), “Automjetet për transport të përzier” (6,2 %) dhe “Motor” (5,5 %).

Në tremujorin e katërt 2023, numri më i lartë i mjeteve rrugore është regjistruar në qarkun e Tiranës, duke zënë 34,7 % të mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend, pasuar nga qarku i Durrësit me 13,4 % të mjeteve rrugore gjithsej.

Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore janë qarku i Gjirokastrës me 2,2 % dhe qarku i Kukësit me 2,3 % të mjeteve rrugore gjithsej.

Marka “Mercedez Benz” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore me 18,0 %, e ndjekur nga marka “Volkswagen” me 15,8 % dhe “Daimler Chrysler” 8,8 %.

Gjatë tremujorit të katërt 2023, janë regjistruar për herë të parë 21.900 mjete rrugore, me rritje 52.1% me bazw vjetore. Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit të regjistruar për herë të pare, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (84,6 %) dhe “Motor” zënë (5,4 %).

Marka “Volkswagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë me 21,8 %, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 17,5 %.

Rritet dhe Transporti detar

Në Shqipëri operojnë katër porte detare të cilët shërbejnë për transport mallrash: Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit (Sarandë). Porti i Durrësit është porti kryesor në vend prej të cilit janë transportuar 94,3 % e volumit të mallrave të transportuar me det, ose 1.641 mijë ton mallra. Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është rritur me 7,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lajme të tjera |  Humbja në zgjedhje, Çollaku: PD duhet të mbajë përgjegjësi, nuk mund të presim çfarë thotë dhe bën Berisha

Llojet e grup-mallrave kryesore të transportuara ndërmjet rrugëve detare sipas klasifikimit, NST 2007

(Nomeklatura e Statistikave të Transportit), për tremujorin e katërt 2023 paraqiten si më poshtë:

 Grupi “Metale bazë; produkte metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve” përbën 14,2 % të mallrave të transportuara nga portet;

 Grupi “Koks dhe produktet e rafinuara të naftës” përbën 12,7 % të mallrave të transportuara;

 Grupi i mallrave “Produkte të tjera minerale ( jo metalike)” përbën 11,2 % të mallrave të transportuara;

Grupi i mallrave “Qymyr dhe linjit; naftë bruto dhe gaz natyror” përbën 8,9 % të mallrave të transportuar.

Numri i anijeve të hyra dhe të dala nga portet në vend rezulton 207 anije, nga këto 168 anije janë të huaja dhe 39 anije vendase. Numri i anijeve të hyra dhe të dala në porte është rritur me 81,6 %, ku numri anijeve të huaja është rritur me 80,6 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.

Portet detare ku kryhet transporti pasagjerëve në vend janë: Porti i Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe porti i Shëngjinit. Lëvizja e pasagjerëve në tremujorin e katërt 2023 është kryer nga porti i Durrësit, Vlorës dhe porti i Sarandës.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 197.377 persona, pothuajse i njëjti nivel me T IV 2022.

Porti i Durrësit është porti kryesor në vend nga i cili kanë udhëtuar 64,7 % e pasagjerëve, ndjekur nga porti i Sarandës me 24,9 % dhe më pas porti i Vlorës me 10,4 %.

Në tremujorin e katërt 2023, volumi i mallrave të tregtuara me det (eksport dhe import) është 1.389,5 mijë ton. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky tregues është rritur me 8,8 %.

Volumi i mallrave të eksportuara me det në tremujorin e katërt 2023 zë 41,8 % ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të eksportuara. Volumi i mallrave të importuara me det në tremujorin e katërt 2023 zë 63,6 % ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të importuara./Monitor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us