Shtohen rastet me fruth në vend, mjekët apelojnë për vaksina! Pse hezitojnë prindërit?

Situata me fruthin në vendin tonë vijon të paraqitet problematike. Shifrat tregojnë një rritje të rasteve në ditën e fundit ndërsa mjekët vijojnë apelojnë për vaksinim. Instituti i Shëndetit Publik, bën me dije se deri më tani janë konfirmuar 17 raste me fruth, 4 prej të cilëve me lidhje epidemiologjike dhe shenja klinike.

Të gjendur para një situate të tillë dhe për të siguruar ndërprerjen e fruthit, mjekët rekomandojnë vaksinimin e fëmijëve 1 dhe 5 vjeç, si dhe të lindurit e viteve 1980-1990, pasi një i prekur mund të infektojë 15-20 persona. Deklaratën e bënë gjatë një prononcimi për Tv Klan.

Arda Gjermeni, pediatre: Duke qenë se jemi në periudhë virozash kemi patur shumë vizorza të rrugëve të sipërme respiratore të cilat mund të fillojnë me temperaturë të lartë. Është e vështirë të dallohet a është fruth apo jo duke qenë se fillimisht ka temperaturë dhe skuqje sysh dhe kollë dhe prindërit mund ta dallojnë vetë vetëm kur fillon shfaqja në lëkurë. Dhe në këtë fazë e ka transmetuar tek fëmijët e tjerë.

Jonida Diko, mjeke: Po evidentohen fëmijët e grupmoshës 1-5 vjeç të cilët për arsye të ndryshme nuk e kanë kryer vaksinën e fruthit. Këto ditë nga lajmërimi i grupeve të punës janë paraqitur një numër shumë i madh për të kryer vaksinën e prapambetur.

Nëse nuk kapet në kohë, fruthi mund të shkaktojë problem serioze në shëndet. Vaksina e fruthit është e detyrueshme për fëmijët dhe ajo kryhet në moshën 1 dhe 5-vjeçare. Frika se kjo vaksinë shkakton autizëm vijon të jetë një nga arsyet se përse prindërit nuk e aplikojnë tek fëmijët. Por diçka e tillë nuk është vërtetuar ende shkencërisht.

Lajme të tjera |  Numërohen 28% e votave në rang vendi, PD ruan Shkodrën dhe Kukësin, vetëm dy qarqe blu në hartën zgjedhore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us