Shtyhet gjyqi për Belerin, gjyqtarja në seancën e ‘Gërdecit’

Seanca në GJKKO për Fredi Belerin është shtyrë. Seanca është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtares Irena Gjokës. Gjyqtarja ndodhet në seancën lidhur me tragjedinë e Gërdecit.

Kujtojmë se më parë, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për lirim nga qelia.

I zgjedhur nga votat e qytetarëve kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është arrestuar më datë 12 maj 2023. Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. Banorë të Himarës kanë thënë se atyre iu janë premtuar para, në këmbim të votës.

Lajme të tjera |  Nigel Farage vijon replikat me Ramën: Shifrat e mia ‘ok’, të Ramës gabim. Vij për drekë në Tiranë…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us