Shtyhet gjyqi për ish-krerët e UÇK në Hagë, ndërron jetë avokati i Kadri Veselit

Andrew Strong, avokati amerikan i cili së fundmi ishte avokat i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, i cili gjendet në paraburgim nga Gjykata Speciale, ka ndërruar jetë ditën e djeshme 11 dhjetor 2023.

Vdekja e avokatit ka bërë që Gjykata Speciale të shtyjë senacat për Thaçin dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së për vitin e ardhshëm. Me kërkesë së mbrojtjes së Kadri Veselit, gjyqi për ish-krerët e UÇK-së do të rifillojë pas pushimit dimëror më 15 janar 2024.

“Rasti Thaçi dhe të tjerët shtyhet për vitin e ardhshëm. Mbrojtja e Kadri Veselit në fillim të seancës së sotme kërkoi shtyrjen e seancave këtë javë për shkak të vdekjes së fundit të anëtarit të saj Andrew Strong. Paneli e pranoi kërkesën dhe anuloi pjesën tjetër të seancave të kësaj jave. Gjyqi do të rifillojë pas pushimit dimëror më 15 janar 2024”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Lajme të tjera |  Rritja e rrogave: Sa taksa paguajnë shqiptarët mbi pagat që marrin?

Kujtojmë se Strong ishte po ashtu pjesë e ekipit të mbrojtjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt në Hagë. Për humbjen e tij kanë reaguar kreu i AAK-së, Haradinaj dhe ish-këshilltari i Veselit, Avni Bytyçi, të cilët shprehen të pikëlluar për lajmin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us