Shtyhet seanca për Gërdecin, Mediu: Dëshmitarët refuzojnë të flasin

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu deklaroi se emrat që janë thirrur si dëshmitarë në sallën e gjyqit, janë marrë formalisht.

Ai tha për mediat se dëshmitarët e prokurorisë refuzojnë të dëshmojnë, çka tregon se edhe prokuroria i ka sjellë si dëshmitarë formalë.

Besoj është gjëja më e drejtë që nëpërmjet pyetjeve të dalë e vërteta. Letërporositë janë një akt formal. Nuk e kuptoj pse nuk u bë në atë formë kur drejtësia amerikane e ka mundësuar. Duket që prokuroria nuk po jep asnjë të dhënë të re. Dëshmitarët e prokurorisë refuzojnë dëshminë. Mospërgjigja e tyre tregon që edhe prokuroria i ka sjellë si dëshmitarë formalë”, tha ai.

Lajme të tjera |  Edi Paloka: Si mund të kërkoni dorëheqjen e Berishës, ai e mori PD dhe e mbajti në krahë. Ne jemi fajtorë, jo ai

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us