Shtyhet seanca për “Gërdecin”/ Mediu: Gjykim absurd! Ekspertët s’ishin prezent

Është shtyrë sërish seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për çështjen Gërdeci. Gjykata u ka lënë kohë avokatëve mbrojtës të përgatisin pyetjet për ekspertët ushtarakë, që kanë përcaktuar edhe shkakun e shpërthimit të demontimit të armëve në Gërdec. Seanca do të mbahet në 27 dhjetor.

Mediu foli jashtë ambienteve të gjykatës për mediat, ku tha se është absurde dhe e papranueshme që një ministër të gjykohet për çështje janë të karakterit ushtarak, që sipas tij nuk lidhen me detyrën e tij.

Fatmir Mediu: Është një situatë kaq absurde sa është tërësisht e papranueshme që ministri të gjykohet se ca janë kalibrat apo elemente të tjerë që nuk kanë të bëjnë me detyrën e tij. Këto çështje janë të karakterit ushtarak. Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe janë të ndara përgjegjësitë civile dhe ushtarake. Jemi në një realitet që është absurd. Fakti për debatin e sotëm ishte sepse dy nga ekspertët nuk ishin prezent dhe do kishim dy procese paralele, duhet ti çonim atyre pyetjet me shkrim për të marrë përgjigjet dhe pjesa tjetër do përgjigjej me gojë. Pra për të pasur një proces korrekt u la që ti përcillen pyetjet me shkrim. Edhe pse ne kërkuam që debati të behej drejtpërdrejt, sepse ata janë ekspertë dhe kanë dijeni mbi ate se cfarë kanë shkruar. Por në këto rrethana u gjykua që ishte korrekte për të pasur një përgjigje nga të gjithë ekspertët sesa të kemi dy procese paralele.

Më 9 tetor, GJKKO refuzoi kërkesën e Mediut për riekspertim pjesor për kostot e dëmit financiar të shkaktuar në Fabrikë. SPAK deklaron nga akti i ekspertimit financiar dalin dëmet e shkaktuara nga veprimet dhe mosveprimet e Mediut, gjë që sipas organit të akuzës provon shpërdorimin e detyrës prej tij. Këto pretendime janë kundërshtuar nga Mediu.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”

Lajme të tjera |  Berisha me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Fitore Kombëtares! Ata që janë me Vuçiçin, le të mos shkojnë në stadium

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us