Është shtyrë sërish seanca për dhënien e masës “arrest shtëpie” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
GJKKO u mblodh sot në orën 15:00 për kërkesën e SPAK për masën ndaj Berishës, por vendimi është shtyrë për ditën e shtunë në orën 12:00.
Shkak për shtyrjen është bërë kërkesa e avokatëve të Berishës, për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
“Seanca shtyhet per ditën e shtunë në 30 dhjetor, për t’i dhënë mundësi avokatëve mbrojtës të depozitojnë kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues”, thuhet në njoftimin e GJKKO.
Avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Gjoka, me pretendimin se ka konflikt pasi është shkarkuar në vitin 1996, kur ishte kryetar i KLD-së që drejtohej prej tij, por sipas vendimeve të bëra publike, Berisha e emëroi në detyrë gjyqtaren Gjoka 6 muaj më pas.