Shuhet bilbili i polifonisë labe, Vasil Seraj

Vasil Seraj, mjeshtri i këngës labe, nuk do të këndojë më për Labërinë dhe njerëzit e saj. Mësohet se ai është ndarë papritur nga jeta si pasoj e një infarkti në zemër.

Seraj ka qenë një nga zërat më të dashur të polifonisë labe i cili nuk ka reshtur asnjëherë së kënduari.

Për herë të parë ka marr pjesë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës në vitin 1983.

Ai ishte nga fshati Brataj dhe kishte rolin kryesor në grup si marrës i këngës. Që nga ajo kohë zëri i Vasil Serës spikati duke u bërë një nga emrat më të dashur që këndonte këngët labe në zonën e lumit të Vlorës.

Seraj të gjithë jetën e tij ja kushtoi këngës.

Kontribuues i pa lodhur ndër vite e nëpër grupe të ndryshme kënge, mes shokësh e miqsh të shumtë që i bashkonte pasioni dhe dashuria për këngën tradicionale të Labërisë.

I pa ndarë asnjëherë nga sofra e këngës së madhe në kalanë e lashtë të Gjirokastrës, nga skena e gurtë e qytetit të gurtë nga ku prej vitit 1983, kur mori pjesë për herë të parë, këtë vit iu mbushën plotë 40 vite në skenë.

Vasil Seraj, 65 vjeç, nuk do të jetë më pjesë e festivalit dhe as e tavolinave plotë këngë ku merrte pjesë, por zëri i tij do të mbahet mend gjithmonë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us