“Shuplakë” për Berishën, SHBA thyen heshtjen dhe uron “popullin shqiptar” për zgjedhjet: Presim të vazhdojmë partneritetin!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thyer heshtjen e gjatë, duke reaguar publikisht për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së në Tiranë, uron “popullin shqiptar” për zgjedhjet dhe thekson se pret të “vazhdojë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë”.

Reagimi vjen menjëherë pas deklaratës së liderit të PD-së Sali Berisha, i cili e quajti si lajm të mirë mosreagimin e SHBA-së për zgjedhjet, duke shtuar se do të informonte si SHBA-në dhe vendet evropiane për atë që ai e quan “masakër zgjedhore”.

“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë, në një mesazh të shkurtër.

Lajme të tjera |  Investigimi: Ilaçet në Shqipëri pa cilësi, pacientët kërkojnë medikamente nga jashtë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us