“Si Berisha ia dha fitoren Ramës në tavolinë”

Roland Bejko thotë se përdorimi i krimit në zgjedhje, ekziston prej 34 vitesh nga të gjitha palët politike.

Duke folur për MCN, ai deklaroi se paraja e krimit furnizojnë kandidatët me para që të fitojë pushtetin dhe më pas kur të vijë në pushtet, do i shtohen sërish paratë

Bejko shtoi se anonimët që siguruan mandatin e deputetit, janë financuar nga një fuqi jashtë politikës.

“Bosët politikë e kanë në natyrë të lidhen me botën e krimit dhe do bëjnë gjithçka që të fitojë pushtetin, kështu e ka bërë Fatos Nano, Sali Berisha dhe Edi Rama. Edi Rama e ka bërë dhe si kryetar bashkie.

Ata kanë para dhe e furnizojnë kandidatin me para që të fitojë pushtetin dhe nëpërmjet pushtetit shtohen prapë paratë. Ata kërkojnë nesër dhe haraçin kur të vij në pushtet, ai do bëj politika për ata që ka nga mbrapa. Nëse ka oligarkët, do bëj politika për ata, dhe nëse ka krimin, do hapë portet dhe do favorizojë botën e krimit.

Tani nuk kemi më mbjellje të kanabisit, por korridore të fuqishme që vijnë nga Amerika Latine. Paraja e tyre vjen në Shqipëri. Ka drogë për konsumatorët shqiptarë, por nuk është ky tregu që e mban.

Lajme të tjera |  Inxhinieri denoncon teknikën mashtruese që po përdorin ndërtuesit ndaj qytetarëve

Paraja e pistë që vjen në Shqipëri reflektohet në ekonomi dhe konkretisht industria e ndërtimit dhe turizmi, financohen nga këto para. Këta njerëz anonimë janë financuar nga një fuqi jashtë politikës”, tha ai.

Bejko shtoi se shkaku i humbjes së opozitës në zgjedhje është se ata nuk performuan dot, nuk e bën dot publikun shqiptar për vete, pasi ishin tërësisht të papërgatitur.

Ai tha ndër të tjera se me Kodin Zgjedhor, Sali Berisha ia dha fitoren automatikisht Edi Ramës dhe ia dha mandatet në tavolinë.

“Berisha gjysmën e fajit e ka vetë për Kodin Zgjedhor, ia dha fitoren Ramës në tavolinë, shto këtu dhe pranimin e votave të diasporës”, tha Bejko.

Lajme të tjera |  Protesta në Beograd/ Përleshje mes policisë dhe protestuesve, disa të plagosur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us