Si Bujar Fendaj vrau të renë shtatzënë në Itali, kamerat e sigurisë filmuan gjithçka

-Një kamera sigurie e vendosur në kopshtin ngjitur me atë të shtëpisë së Vanessa Ballan ka filmuar momentin kur Fandaj kapërcen gardhin për të hyrë në banesë.

Në video, Fandaj shihet teksa endet nëpër shtëpinë e viktimës mëngjesin e vonë të 19 dhjetorit. Më pas ai hedh një çantë të errët në kopsht (e njëjta që u sekuestrua më vonë nga policia, me mjete pune) dhe në fund ngjitet mbi gardhin e shtëpisë. Vrasësi theu xhamin e një dritareje franceze me çekiç dhe hyri në shtëpi.

Ndërkaq, thika me dorezën e drurit dhe tehun 20 centimetra me të cilën Fandaj është gjetur në lavamanin e kuzhinës pjesërisht e larë. Mjeti është identik, e njëjta seri, me një tjetër thikë të gjetur në çantën e mjeteve të autorit të krimit makabër, tregohet në videon e publikuar mediat italiane.

Lajme të tjera |  Protesta e 'zjarrtë' e opozitës, Braçe: Po u japin fëmijëve molotovë në duar, ku janë Avokati i Popullit dhe organizatat e fëmijëve?!

Vanessa Ballan vra në pragun e shtëpisë. Sipas mediave italiane, 41-vjeçari e rrahu të renë dhe e qëlloi të paktën shtatë herë më thikë.

41-vjeçari nga Kosova donte që 26-vjeçarja shtatzënë të ndahej nga partneri i saj dhe të shkonte të jetonte me të në San Vito di Altivole, pak kilometra nga Spineda di Riese Pio X (Treviso), ku ndodhi tragjedia. Megjithatë, Vanessa kishte vendosur ndryshe dhe kjo është arsyeja që në verën e vitit 2023, pas gati dy vitesh lidhje jashtëmartesore, vendosi t’i japë marrëdhënies së tyre.

Trupin e pajetë të viktimës e gjeti bashkëshorti i saj italian, Nicola Scapinello, me të cilin ajo jetonte prej 11 vitesh. Çifti kishin një fëmijë 4 vjeç dhe në pritje të të dytit. Ai vrapoi në shtëpi i shqetësuar, pasi ajo nuk po i përgjigjej më celularit. Kur hyri në shtëpi u përpoq të telefononte disa herë Vanesën. Asnjë përgjigje. Pak minuta më vonë ai e gjeti atë të pajetë pak më pas poshtë shkallëve, të mbuluar nga gjaku.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us