Si e rikonfiguroi opozitën akuza e SPAK ndaj Sali Berishës

Nga Ylli Pata

Shkresa e sotme drejtuar Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me procedurat e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës, është një dokument mjaft i rëndësishëm. Jo aq shumë në përmbajtjen e saj, pasi në thelb nuk sjell ndonjë gjë të re, veçse konteston procedurat e prokurorisë speciale, sesa në formë.
Saktësisht në shifra. Sot mund të thuhet fare mirë se me Sali Berishën janë 30 deputetë të Partisë Demokratike të zgjedhur më 2 prill 2021. Deputetë që drejtohen nga Gazmend Bardhi, e ku bëjnë pjesë thuajse e gjithë ajo pjesë që për gati një muaj kanë qenë protagonistë në axhendën e dhunës, kaosit, djegies e tymit në Parlamentin shqiptar.
Sot, mund të analizohet edhe më qartësisht dhe me një ridimensionim edhe në Kuvend, si është situata brenda opozitës. Kemi një gjendje gati 30-30, duke hequr natyrisht  deputetët e Partisë së Lirisë.

Më saktësisht 30 me 29 apo diku aty rrotull pasi ka mjaft deputetë që nuk janë angazhuar, si për shembull Agron Gjekmarkaj që është rreshtuar kundër Lulzim Bashës por jo pro Berishës, apo Dash Shehi, Agron Duka Shpëtim Idrizi, të cilët kanë kërkuar hapur largimin e Berishës dhe kërkojnë një elitë të re politike.

Lajme të tjera |  Mashtrimi me mikrokreditë! Çifti mori kredi për arredimin e banesës, MCA i “gllabëroi” ndërtesën tre kate, makinën e llogaritë bankare

Por kjo nuk është aspak përdundimtare, sepse në ditët që vijnë do të ketë lëvizje të tjera, që janë të natyrshme në një terren tektonikisht aktiv. Kjo ndodhi edhe në fund të verës, kur u rizgjodh Lulzim Basha, ku mjaft drejtues të PD-së reaguan ashpër, u larguan, por që tani po riafrohen. Sidomos kur po shikojnë që në sallonet e kupolës po rivijnë “njohjet e vjetra”.

Megjithatë, dokumenti që ka shkuar në Kushtetuese, duket se është një dëshmi e një rreshtimi gati ushtarak të regjimentit në krah të doktorit. Regjiment, i cili ka qenë determinat gjatë fushatës së 1 majit, që punoi për foltoren 100 përqind, duke penguar hyrjen në lojë të PD-së zyrtare.

Lajme të tjera |  Tragjike / U godit nga makina, humb jetën 27-vjeçarja shqiptare në Itali (Foto-Emri)

Këta deputetë, e kanë të mbyllur situatën në strukturat e PD-së në lidhje me një marrëdhënie kandidimi në zgjedhjet e ardhshme. Shpresa e tyre e vetme është përcaktimi politik i foltores së Sali Berishës. E cila, sipas të gjitha gjasave do të vijojë dhe madje ripërcaktohet si subjekt elektoral politik pas vendimit të Gjykatës së Lartë që pritet më 27 dhjetor.

Ai vendim, do të jetë më i rëndësishëm për të parë si do të lëvizin forcat brenda foltores, ku Sali Berisha, hodhi në skenë kartën e së bijës, që duket qartë se nuk ka pasur një reagim pozitiv tek deputetët. Të cilët, menjëherë pas atij zhvillimi patën rrjedhjen e parë. Nga 40 u bënë 29. Natyrisht nuk se është vetëm Argita shkaku, më shumë është SPAK, e akuza e parë që po krijon një realitet, i cili nuk është gjithmonë i krijuar nga lart, siç ka qenë për 33 vjet.

 

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us