Si gjyshi i Trumpit iku nga Gjermania pa vizë dhe u bë “emigrant ekonomik”?

Gjatë takimit të zhvilluar sot në Zyrën Ovale, kancelari gjerman Friedrich Merz i dhuroi presidentit amerikan Donald Trump një kopje të kornizuar të certifikatës së lindjes së gjyshit të tij, një dhuratë simbolike që rikujton origjinën bavareze të familjes Trump.

Friedrich Trump, një histori emigrimi dhe ndërtimi perandorie

Friedrich Trump lindi në vitin 1869 në qytetin Karlstadt, që atëherë ishte pjesë e Mbretërisë së Bavarisë.

Në vitin 1885, në moshën 16-vjeçare, ai emigroi drejt Shteteve të Bashkuara për të shmangur shërbimin ushtarak.

Fillimisht u vendos në New York, në një periudhë kur shumë gjermanë po emigronin drejt Amerikës.

Në frymën e kohës, ai u drejtua drejt Perëndimit gjatë Çmendurisë së Artë në Klondaik, Kanada, ku zotëronte hotele dhe restorante për kërkuesit e arit dhe aventurierët e asaj periudhe.

Lajme të tjera |  'Ka ardhur koha për një parti të re politike në SHBA'/ 'Lufta' Trump-Musk! Tronditen aksionet e Teslës

Në vitin 1901, përpjekja e tij për t’u kthyer në Gjermani bashkë me bashkëshorten Elizabeth Christ dështoi, pasi u deportua dhe u rikthye në SHBA.

Në Amerikë, Friedrich Trump filloi të ndërtojë bazën e perandorisë së mëvonshme të pasurive të paluajtshme të familjes Trump, që më pas u zhvillua dhe u zgjerua nga djali i tij, Fred Trump.

Friedrich Trump vdiq në vitin 1918 gjatë pandemisë së Gripit Spanjoll, duke lënë pas djalin e tij, Fred, i cili ishte vetëm tre vjeç në atë kohë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us