Si ia doli Tajvani që nga tërmeti 7.4 ballësh të kishte pak viktima

Wu po përgatiste mëngjesin për klientët e hotelit të tij të vogël në kontenë Hualien të Tajvanit, kur toka nisi të lëkundej ndjeshwm dhe mali pas ndërtesës, filloi të gjëmonte.

Nga frika se ndërtesa mund të shembej, ai i dërgoi me shpejtësi mysafirët në një vend të sigurt, thotë CNN. Por pas magnitudës mjaft të lartë të tërmetit më të fuqishëm në 25 vjet, godina e Wu-së pësoi shumë pak dëmtime. Kjo, sipas tij, i detyrohet përpjekjeve të vazhdueshme për ta bërë ishullin më rezistent ndaj tërmeteve.

“Pas tërmetit të vitit 1999, qeveria e atëhershme kreu një rishikim rrënjësor të të gjithë kritereve të ndërtimit. Sipas vendimeve të saj po ashtu godinat e ngritura në vijim duhet të përdornin që të gjitha teknologji të reja që i bëjnë ato më elastike ndaj tërmeteve,” thotë ai.

Lajme të tjera |  Partia Demokratike edhe kështu siç është vlen

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, kur Wu filloi të ndërtonte bujtinë e tij dykatëshe pranë Tarokos – një park kombëtar i famshëm për kanionet e tij të pjerrëta- iu desh të merrte leje të posaçme pasi të vërtetonte qëndrueshmërinë ndaj lëkundjeve të dhunshme të tokës.

Ekspertët thonë se pikërisht këto ndryshime e kanë ndihmuar Tajvanin e prirur ndaj situatash të tilla, që të shmangë viktimat masive në tërmetet si ai që goditi vendin të mërkurën. Ai 21 shtatorit të vitit 1999, ishte tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në Tajvan.

Me një fuqi prej 7.7 ballësh, të shkallës Rihter, ai la pas 2,400 të vdekur, rreth 100 mijë të plagosur dhe shkatërroi mijëra ndërtesa. Tajvani tronditet shpesh nga tërmetet për shkak të vendndodhjes së tij në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, e njohur për aktivitetin e lartë sizmik dhe vullkanik.

Lajme të tjera |  KUJDES/ Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta Shqiptare është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare!

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur të mërkurën Tajvanin, më i forti i 25 viteve të fundit, me një magnitudë 7.4 të shkallës Rihter

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us