Si paraqitet situata në Veri? Fshatrat pa energji elektrike, ka rrugë të bllokuara

Veriu i Shqipërisë vijon të jetë i bllokuar nga reshjet e shumta të dëborës. Rrugët nacionale vijojnë të jenë të kalueshme normalisht, por me zinxhirë dhe me goma dimërore. Në Kukës, ka reshje dëbore me intensitet të ulët, port ë shoqëruara me erë të fortë. Të bllokuara mbeten njësitë administrative Arrën, Zapod, Grykë  Çajë, dhe Kalis. Ndërsa energjia eletrike është shkëputur në njësitë administrative Arrën, Surroj, Shishtavec, Topojan ,Zapod, Kolsh, Malzi, si dhe fshatrat Mgullë Qam,Vrish, Gdheshtë.

Ndërsa në Tropojë energjia eletrike është shkëputur në njësitë administrative Lekbibaj ,  Bujan, Llugaj, Margegaj, Tropojë e Vjetër, Bytyç, si dhe fshatrat Pac ,Vlad dhe Zherkë. Të gjitha rrugët që lidhin njësitë administrative me rrugët nacionale janë të hapura.

Lajme të tjera |  Mediu paraqet provat e pretenduara të manipulimit të 11 majit në OSCE: Një vajzë e re mori 92 vota në një burg

Në Has të gjitha rrugët që lidhin njësitë administrative me rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht. Aktualisht po bëhet pastrimi i rrugës që lidh fshatin Dobrun me rrugën nacionale. Të bllokuara mbeten rrugët e fshatrave Nikoliq dhe Vlahen, ndërsa rruga Krumë-Cahan kalohet me vështirësi. Ndërsa energjia eletrike është shkëputur në njësitë administrative Golaj, Gjinaj, si dhe fshatrat Nikoliq, Vlahen dhe Myç.

Subjektet kontraktore kanë vazhduar punën për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us