Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, ka treguar sesi e kalojnë kohën në banesë të dy, pasi prej muajsh janë në “arrest shtëpie”. Malltezi, në fjalën e saj në emisionin “Ora e Betit”, u ndal më gjatë tek rutina e ditës të së atit. Me bluzën “Lironi Liderin e Opozitës”, shtoi se Berisha po i hedh në ‘letër’ mendimet e tij, por shtoi se ende nuk e ka të ndarë formën sesi do ta publikojë.
“Në aspektin personal njeriu e ka të pamundur të zgjedhë një jetë të rrafshët dhe pa sfida. Por shumë shpesh gjatë kësaj periudhe, nëse të bien sfida, je me fat nëse mundesh t’u japësh fëmijëve një model. Se me kalimin e kohës ata arrijnë të formojnë fizionominë e tyre, je me fat nëse mundesh t’u japësh atyre një model se si përballohen sfidat është një arritje shumë e madhe. Përpiqemi të krijojmë normalitet mes nesh me aq sa mundemi. I mungojnë shumë takimet me njerëzit dhe shtrëngimi i duarve me ta. Edhe pse takimi i përnatshëm me ta në tubimet është disi lehtësues. Ndahet në mënyrë të kronometruar në segmente të caktuara, dhe në materiale që ai po i punon dhe mbase do t’i publikojë shumë shpejt besoj. Përgatitet për fjalimet e tij të darkjës, si dhe informohet pa limit përmes medieve, si dhe nuk i ndahet ushtrimeve fizike,”– tha Malltezi