Si u arratis nga burgu i Peqinit Sokol Sinomati. Mori djalin në Belgjikë, ia vranë 7 vite më pas në Vlorë

Gëzim Sinomati, 22-vjeç, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me snajper në Vlorë, dyshohet se është vrarë për hakmarrje mes grupeve kriminale, ku bënte pjesë edhe babai i tij. Sokol Sinamati, i cili njihet në Vlorë dhe me nofkën “buzëderri”, rezulton që të jetë arratisur nga burgu i Peqinit në vitin 2017, ku vuante dënimin për vrasje.

Dyshohet se Sokol Sinomati ka marrë leje për të dalë disa ditë nga burgu, dhe më pas në rrethana që nuk sqarohen as sot e kësaj dite ai është larguar jashtë Shqipërie. Pasi i shpëtoi drejtësisë, por jo armiqve që i vranë mbrëmjen e djeshme djalin e tij 22-vjeçar, Sokol Sinomati është shpallur në kërkim në datën 12 Shtator, të vitit 2017.

Lajme të tjera |  Dështon marrëveshja, Netanyahu: Nëse Hamasi nuk liron pengjet, të shtunën nis lufta

Menjëherë pas lirimit të tij nga qelia, Sokol Sinomati ka marrë të vëllanë e tij Bernardin dhe të birin asokohe adoleshent, dhe u largua nga Shqipëria. Ata dyshohet se u vendosën në shtetin belg, nga i cili ishte kthyer vetëm pak ditë më parë për të festuar festat e fundvitit 22-vjeçari i vrarë. Sokol Sinomati, vuante dënimin në burgun e Peqinit për vrasjen e shtetasit Elton Tato, si dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje këto të ndodhur në vitin 2002.

Sokol Sinomati njihej gjithashtu dhe si ushtar i grupit të Gaxhait, megjithatë Gjykata e Lartë për këtë akuzë e ka gjetur atë fajtor vetëm për vjedhje me dhunë, dhe jo pjesëmarrje në bandë të armatosur.

Lajme të tjera |  Konstantinos Tassoulas zgjidhet Presidenti i ri i Greqisë

Sa i takon atentatit të mbrëmjes së djeshme, ai ka qenë i mirëorganizuar, ndërsa lëvizjet e viktimës ishin mbajtur në vëzhgim prej disa ditësh, pas kthimit të tij në atdhe. Në momentin e ekzekutimit në rrugën pranë banesës nuk ka pasur energji elektrike, ndërkohë që mjeti i përdorur nga autorët u gjet disa minuta pas ngjarjes i djegur. Pavarësisht kontrolleve të shumta, pjesë e të cilave u bë dhe reparti i RENEA, policia e Vlorës dështoi që të binte në gjurmët e autorëve, që tronditën qetësinë dhe sigurinë e qytetit në këtë fillmvit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us