S’ia kthyen tokën shtetit! Gjykata e Lezhës lë në fuqi pezullimin e 11 punonjësve të Kadastrës

Pas një seance maratonë me debate të shumta, Gjykata e Lezhës ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të 11 punonjësve të Agjencisë të Kadastrës në Lezhë.

Shtetasit Marinela Tuci, Albana Gjinaj, Sebastjano Gjetja, Orstela Bardhaj, Ornela Marku, Besjon Ivanaj, Dorina Sulaj, Eglantin Lleshaj, Vitore Lleshi, Xhentil Gjegji dhe Diljana Prenga janë njohur me rivlerësimin e masës së sigurisë, atë të pezullimit nga detyra të dhënë në mungesë ndaj tyre. Ata janë akuzuar për moszbatimin e një vendimi gjykate, për të konfiskuar 234 548 metër katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhun. Organi i akuzës shprehet se toka duhet t’i kalojë shtetit.

Lajme të tjera |  Ministri Balla, apel deputetëve demokratë: Mbylleni Sali Berishën në shtëpi! Po turpëron Shqipërinë

Në seancën gjyqësore të mbajtur me dyer të mbyllura, zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës thanë se kërkesa e Prokurorisë për pezullimin e tyre nga detyra, është e kundraligjshme. Kjo, pasi gjykata nuk kishte vendosur konfiskimin e pronës dhe kalimin e saj në favor të shtetit dhe duke qenë në këto kushte, nuk mund të vepronin në shkelje të ligjit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us