Siguria në shkolla/ Balla: Do instalohen kamera nëpër rrugët pranë institucionit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar këtë të hënë se për të rritur edhe më tej sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve në shkolla, do të kërkohet ashpërsimi i disa veprave penale që parashikohen nga Kodi Penal dhe që prekin të rinjtë. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Medias, ministri tha se është hartuar një pakete për rishikimin e këtyre veprave penale.

Taulant Balla: Kemi propozuar që nëse kryhet një vepër penale në perimetrin e sigurisë, të konsiderohet si rrethanë rënduese, nëse është kryer në dëm të një të mituri. Dhuna seksuale, pornografia, trafikimi i të miturve, mbajtja pa leje e armëve e municioneve, mbajtja e armëve të ftohta, ashpërsimi i këtyre veprave penale, prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike Përshtatja e biznesve për tregtim narkotikësh, kemi propozuar të mos ushtrojë më aktivitet. Nxitja për përdorimin e drogës, Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt pranë shkollave.

I ndalur tek siguria në shkolla, Balla u shpreh se paketa e sigurisë do të shtrihet edhe në perimetrin e kopshteve dhe çerdheve.

Lajme të tjera |  LaCivita flet për herë të parë, a mund të udhëtojë Berisha në SHBA

Taulant Balla: Kemi bërë kontrolle ne kopshe e cerdhe, mendojmë që paketa e sigurisë të shtrihet edhe këtu. Mbi 3000 takime me drejtues të shkollave. Operacion kombëtar për të kontrolluar kopshtet, ku kemi evidentuar problematikën që lidhet me licencimin. Pjesë e paketës së sigurisë janë edhe insticione të tjera, me aku, për produktet që shiten në perimetirin e sigurisë në shkolla.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us