Silvinjo dhe stafi teknik i Kombëtares ndjekin derbin e Milanos, takojnë Kristjan Asllanin

Në kuadër të turit të monitorimit të lojtarëve shqiptarë që luajnë në Europë, stafi teknik i Kombëtares u ndal këtë fundjavë në Milano, ku u zhvillua derbi i Madoninës, Milan-Inter.

Stafi Teknik i Kombëtares, i përbërë nga trajneri Silvinjo dhe dy asistentët, Doriva dhe Pablo Zabaleta, ishin të pranishëm në “San Siro” për të ndjekur nga afër paraqitjen e mesfushorit shqiptar të Interit, Kristjan Asllani.

Pas përfundimit të ndeshjes, stafi teknik zhvilloi një takim me Asllanin ku diskutuan mbi ecurinë e tij te klubi, formën aktuale dhe përgatitjet për grumbullimin e ardhshëm të Kombëtares për kualifikueset e Botërorit.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Arsenali “blindon” skuadrën, “Topçinjtë” paguajnë 65 milionë euro për mesfushorin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us