Silvinjo para Serbisë: Pres ndeshje të bukur, duam 3 pikët. E kam në mendje formacionin

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë.

Tekniku kuqezi vlerësoi kundërshtarin, por theksoi se kombëtarja shqiptare futet në fushë vetëm për fitore.

I pyetur për formacionin, Silvinjo u shpreh se e ka në mendje formacionin, por do e zbulojë para ndeshjes.

“Ata janë një ekip i fortë edhe individualisht. Edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë. Janë një ekip shumë i mirë dhe bëjnë tranzicion shumë shpejt. Nesër shpresoj të kemi një ndeshje të bukur. Të gjithë trajnerët e përgatisin ndeshjen për ta fituar. Shpresoj të dhurojmë ndeshje të bukur. Mund të ndodhë çdo gjë. Rrugëtimi drejt Botërorit është i gjatë dhe të shohim si do shkojë. Futemi në ndeshje për të marrë 3 pikët.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ U largua nga Atalanta për ekipin tjetër italian, Gian Piero Gasperini nis aventurën e re

Shumë trajnerë ankohen pas përfundimit të sezonit për gjendjen e lojtarëve. Kemi bërë stërvitje të mirë. Nesër në 20:45, do ju tregoj formacionin. Ndaj Andorrës bëmë ndryshime dhe dolën mirë., Këtë herë kemi një kundërshtar ndryshe. E kam në mendje formacionin, por të shohim nesër si do shkojë”, u shpreh Silvinjo.

Ndeshja Shqipëri-Serbi do të luhet të shtunën e 7 qershorit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us