Silvinjo rikthen në skenë ëndrrën e vjetër të Panuçit: Kemi një lojtar shqiptar në Argjentinë

Silvinjo foli sot në konferencë për shtyp për listën e përzgjedhur të lojtarëve. Trajneri brazilian rikujtoi në fjalën e tij një argjentinas, me origjinë shqiptare.

“E bukura e kësaj Kombëtareje është se kemi lojtarë nga të gjitha anët e botës, kemi edhe një lojtar shqiptar në Argjentinë”, u shpreh Silvinjo ndër të tjera.

Konkretisht bëhet fjalë për Tomas Guidarën. 29-vjeçari u përfol fillimisht për kalimin te kuqezinjtë në vitin 2018. Asokohe ishte trajner Panuçi.

Guidara luan në krahun e djathtë të mbrojtjes. Aktualisht është pjesë e Hurakan në Argjentinë ku është përqëndruar e gjithë karriera e tij.

Lajme të tjera |  Anis Mehmeti nga minuta e parë, porta i besohet ish-it të Superiores! Trajneri Rolando Maran vendos për TITULLARËT e debutimit (FORMACIONI ZYRTAR)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us