Sinjale pozitive në miqësore, kampionët shqiptarë marrin fitore motivuese në Turqi

Ballkani ka marrë një fitore mjaft motivuesë në miqësoren e zhvilluar përballë skuadrës nga Kazakistani, Tobol. Sfida e zhvilluar në Antalia të Turqisë, përfundoi 1-0 në favor të shqiptarëve.

Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi merr kështu një fitore që “ëmbëlson” disi kampin e kampionëve të Kosovës disa ditë para rifillimit të kampionatit. Ndërsa, klubi nga Theranda ka një tjetër miqësore para Superligës së Kosovës.

Ballkani i Shehit do të përballet kundër ukrainasve të Polissya Zhytomyr. Kjo sfidë do të luhet më 28 janar, duke nisur nga ora 14:00.

Kujtojmë se Ballkani nuk po kalon një moment të mirë këtë sezon në kampionat. Edhe pse janë kampionë në fuqi, këtë sezon janë në vendin e dytë me 33 pikë, plot 7 larg Dritës që po zhvillon një sezon për t’u mos harruar.

Lajme të tjera |  Ofertë zyrtare për Mario Mitajn, mbrojtësi i Kombëtares mund të rikthehet në Europë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us